Lajme

Urbanit i plas goma në ecje, plagoset një qytetare

05/15/2021 18:22
nga:Y I

Një incident është shënuar këtë të premte tek “Rruga e Kavajës”, në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

/Top Channel/