Uran Ismaili sonte në Breg të Diellit nga ora 19: Prezanton zgjidhjet dhe buxhetin për këtë lagje
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve nëpër lagjet e kryeqytetit, ku sonte do të ndalet në lagjen Bregu i Diellit.
Tubimi do të mbahet në shkollën “Ismail Qemali”, nga ora 19:00, ku Ismaili do të prezantojë platformën e tij me pesë zgjidhjet kryesore për Prishtinën funksionale, si dhe projektet specifike për këtë lagje të rëndësishme të rëndësishme.
Projektet kryesore identifikuese të Uran Ismailit për Bregun e Diellit përfshijnë:
-
Rregullimin e ngrohjes së qytetit te Banesat e Bardha;
-
Renovimin e platove;
-
Revitalizimin e Qendrës Tregtare;
-
Parkingje nëntokësore që lirojnë hapësirat publike;
-
Qendër multifunksionale me palestër sportive vertikale;
-
Renovimi i ndërtesave të vjetra.
“Bregu i Diellit ka nevojë për jetë urbane dinamike. Ka ardhë koha jonë!”, ka shkruar Ismaili.
Video e plotë: https://www.facebook.


