Lajme

Uran Ismaili shkon me bujt në Tophane, ç’ka ndreqi atje?

07/23/2021 21:52
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon me bujtë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe po ndreqë diçka në secilën prej tyre.

Pas Kodrës së Trimave ai është ndalë me bujtë në Tophane, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me video të cilën e ka publikuar në rrjete sociale.

Ismaili përveç që bujti në një familje në Tophane të nesërmen bashkë me banorët e lagjes kanë “rikthyer lumin” e Prishtevkës që ka kaluar andej.