Lajme

Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryeqytetin, formalizimi çështje ditësh

06/18/2021 21:15
nga:M K

Nënkryetari i PDK-së, Agim Aliu ka folur rreth kandidaturave të dikur partisë më të madhe në vend.

Mes shumë çështjeve të përmendura, i pari i Ferizajt komentoi edhe kandidatin për Prishtinën.

“Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Aliu tha se Uran Ismaili pritet të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, por që pritet të zyrtarizohet brenda ditësh.

“Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryeqytetin, por që brenda pak ditësh do të formalizohet nga kryesia e partisë”, tha ndër të tjera Aliu.

Agim Aliu tregon kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i PDK-së

/GazetaBlic/