Lajme

Uran Ismaili: Identiteti më i rëndësishëm për mua është qyteti i Prishtinës

07/01/2021 22:03
nga:M K

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë sonte se duke u thirrur në logot partiake, Prishtina është degraduar në 20 vitet e fundit.

Prandaj, ai ka thënë se tani e sheh një mundësi për të bashkuar qytetarët jo rreth logove politike por rreth qytetit.

“Prishtina nuk ka qenë asnjëherë qytet i logove. Unë nuk besoj që Prishtina lejon me u përbuzë nga logot partiake sicc ka ndodhur deri më sot.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se për të, identiti më i rëndësishëm është Prishtina, përtej edhe logove partiake.

“Identiteti më i rëndësishëm për mua është qyteti i Prishtinës. Qyteti është kauza ime dhe dëshira për ta ndryshuar atë. Këtë mund ta bëjmë së bashku me të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, sepse do të bashkohemi të gjithë për tia kthyer jetën dhe dinjitetin Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, ai ka shtuar se Prishtina nuk ka pasur nevojë për ndërtime e mbindërtime, por për rikthim të jetës dhe funksionalitet.

“Prishtina është ndërtuar e mbindërtuar. Por, ky qytet nuk ka pasur nevojë për kaq shumë ndërtime por për ta kthyer jetën në këtë qytet, e cila fatkeqësisht ka filluar të humbas.”, ka thënë Ismaili.