Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së tij më 10 tetor, në Sheshin “Skënderbeu”, raporton GazetaBlic.
Ai e ka quajtur këtë tubim si momentin për të kurorëzuar fushatën e ndryshimit për Prishtinën.


