Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili po vazhdon të rregulloj gjëra nëpër Prishtinë.
Së bashku me disa qytetarë, ai këtë herë ka ndrequr një park në Arbëri.
“Bashkë me qytetarët e Arbërise e ndreqëm një park të vogël në mes të banesave. Mungonte ndriçimi publik prandaj vendosëm 6 drita të mëdha reflektor. Mbollëm 70 lule si dhe i ndreqëm disa ulëse. Krejt këto e kemi bo bashkë për 1 ditë, veç paramendoni çka mundemi me bo bashkë për 4 vjet.”, ka shkruar Ismaili.