Dayot Upamecano do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bayern-it të Mynihut.
Sipas medieve franceze dhe atyre gjermane qendërmbrojtësi do të rinovojë këtë muaj me klubin e tij. Detajet e akordit të ri tregojnë se 27-vjeçari do të paguhet bruto me rreth 20 milionë euro në sezon.
Në bisedimet me menaxherin Mousa Sissoko, klubi bavarez ka mundur që të gjejë një rrugë të mesme duke mos pranuar që të paguajë bonusin prej 10-15 milinë eurosh e kërkuar për firmën në këmbim të fiksimit të një kaluzole shitjeje në kontratë prej 65 milionë eurosh.


