Sporti

Upamecano: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm”

02/14/2023 14:53
nga:Lorik J

Dayot Upemecano foli në një intervistë në faqen zyrtare të Bayern-it për atë që mendon për Lionel Messin, pikërisht kur mbrojtësi dhe sulmuesi do të shihen sërish pas gati dy muajsh pas finales që Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar 2022.

“Messi është një lojtar absolutisht i jashtëzakonshëm, qoftë me Argjentinën, qoftë me PSG-në. Dhe ne nuk duhet të jemi të përgatitur vetëm për të: PSG është një ekip i klasit botëror me lojtarë shumë të shpejtë sulmues”, ka specifikuar francezi.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua sepse është në Francë”, përfundoi ai.

PSG dhe Bayern Munich takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në Champions League.

/GazetaBlic Sport