Lajme

UP-ja njofton se më 12 korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

07/08/2022 21:56
nga:Astrit Gashi

Më 12 korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinë (UP).

Këtë e ka bërë publike vetë institucioni më i lartë i arsimit në vend.

“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë.