Agjencia Palestineze e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNRWA) tha të hënën se nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte operacionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin përtej fundit të shkurtit nëse financimi nuk do të rifillonte.
“Nëse financimi nuk rifillon, UNRWA nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë shërbimet dhe operacionet e saj në të gjithë rajonin, duke përfshirë Gazën, pas fundit të shkurtit”, tha Reuters një zëdhënës i agjencisë.
Një varg vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë ndërprerë fondet e tyre për agjencinë e ndihmës pas akuzave se 12 staf të UNRWA-s ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor.
Rreth dy milionë njerëz janë të varur nga shërbimet e UNWRA. Rreth 3,000 nga 13,000 stafi i agjencisë vazhdojnë të punojnë në Gaza, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme izraelite.