Marrëveshja për Studime Duale mes Kolegjit Universum dhe Viva Fresh Store është nënshkruar sot, e cila u siguron studentëve qasjen e sigurt në punë para diplomimit.
President i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha, tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të krijohet një bashkëpunim me kompaninë Viva Fresh Store, që studentëve t’u mundësohet punësim.
Ai u shpreh se studentët do të kenë mundësi që të shkojnë edhe jashtë vendit.
“Në këtë kohë pandemie ne do të bëjmë që të ju ofrohen mundësitë më të mira studentëve për karrierën e tyre”, shtoi tutje Berisha.
Sipas tij, 120 studentë do të përfitojnë bursa të plota.
“Dite e jashtëzakonshme për ne, Viva Fresh Store financon me bursë të plotë studimesh, përgatit profesionalisht dhe punëson së paku 120 studentë të Kolegjit Universum për vit, përmes programit të #StudimeveDuale. Këtë javë hapen aplikimet për bursa në të gjitha drejtimet, andaj, gjithë maturantët, shfrytëzoni këtë mundësi të artë për studim, karrierë e punësim!”, ka shkruar Berisha.
Korab Hoxha, zëvendësdrejtor i Viva Fresh Store e cilësoi këtë marrëveshje si një iniciativë të mirë edhe pse nuk është bashkëpunimi i parë me Kolegjin Universum.
Profesori nga Kolegji Universum, Filip Ruxho, tha se ky bashkëpunim lidhet ngusht me angazhimin e studentëve të Universumit.
“Është një koncept i bashkëpunimit, që lidhet me punën tonë te vazhdueshme dhe programeve dhe studimeve të angazhimit nga studentët tonë”, u shpreh Ruxho./GazetaBlic/

Në vazhdim e gjeni konferencën për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes:
(Artikull i sponsoruar)


