Lajme

Universiteti “Fehmi Agani”, pjesë e Konferencës të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

04/28/2022 19:20
nga:Astrit Gashi

Përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Asociacionit të Universiteteve Evropiane të Universiteteve dhe Asamblen e Përgjithshme të EUA-së në Budapest

Në këtë ngjarje, Universiteti i “Fehmi Agani” Gjakovë, përfaqësohet nga Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani-Rektor, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli – anëtar i KD-së dhe z. Denis Spahija – udhëheqës i zyrës për bashkëpunim ndërkombêtar.

Në këtë aktivitet u mbajt edhe një panel mbi ndikimin e luftës së Ukrainës në arsimin e lartë në Evropë, çështjen e lirisë akademike dhe rëndësinë e vlerave në botën globalizuese të arsimit dhe shkencës.

Konferenca është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të bashkëpunuar me universitete lidere në Evropë.

Asocacioni i Universiteteve të Evropës është një ndër më prestigjiozët. Ai u formua në vitin 2001, kurse tani ajo bashkon më shumë se 800 universitete të larta nga 48 vende evropiane, ku nga viti i kaluat edhe Universiteti ynë anëtar i tij.