Manchester United e ka fituar derbin e madh ndaj Manchester Cityt në Premierligë në një fund super dramatik.
Dueli i zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultat 1:2, shkruan Gazeta Express.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Gvardiol në minutën e 36-të të takimit.
E fundi ishte i jashtëzakonshëm, me “Djajtë e Kuq” që ndezën motorët.
Në minutën e 88-të, Bruno Fernandes u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta barazuar fillimisht rezultatin.
E dy minuta më vonë, Amad Diallo realizoi për fitoren e madhe të të kuqve të Manchesterit.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e 12-të.
Në anën tjetër, Manchester City mbetet i pesti me 27 pikë të grumbulluara.