Lajme

UNI – Universum International Callege lanson programin Double Degree me Arizona State University – Master në Lidership & Menaxhment me diplomë amerikane

08/06/2024 11:05
nga:G B

Universum International College fuqizuar nga Arizona State University ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët nga Kosova dhe rajoni për të vazhduar studimet MASTER në Lidership & Menaxhment.

Filloni studimet në UNI-Universum International dhe vazhdoni ato në SHBA, duke diplomuar në Arizona State University.

Programi Lidership & Menaxhment është i rëndësishëm sepse përgatit profesionistë të aftë për të udhëhequr, menaxhuar performancën e ekipeve dhe organizatave. Kjo disiplinë ofron njohuri dhe aftësi të nevojshme për të kuptuar dhe përballuar sfidat strategjike dhe operacionale, për të zhvilluar dhe implementuar strategji të suksesshme, dhe për të krijuar një ambient të favorshëm për rritje dhe inovacion.

➡️Informohu për programet me diplomë të dyfishtë amerikane: https://universum-ks.org/dualdegree-asu/

Programi i Masterit në Lidership & Menaxhment hap dyert për mundësi të shumta karriere, duke përfshirë pozita si Menaxher Projekte, Konsulent Strategjik, Menaxher Operacionesh, dhe shumë të tjera.

Falë partneritetit të UNI dhe Arizona State University, studentët nga Kosova dhe më tej mund të zgjedhin të studiojnë këtë program me mundësi të ndryshme, qoftë në formatin online, nga komoditeti i shtëpisë tuaj në Kosovë, ashtu edhe në kampusin prestigjioz të Arizona State University në SHBA.

Pse MASTER në Arizona State University?

Diplomë e dyfishtë nga UNI dhe ASU ✔️

Kurrikula ofrohet nga Thunderbird School of Global Management✔️

Mundësi për punë praktike ose punësim deri në tri vite në SHBA ✔️

Diplomë amerikane me tarifa vendore✔️

Qasje në kredi studentore✔️

Për studentët që preferojnë të studiojnë online, UNI ofron një alternativë të përballueshme, ku ju mundëson studentëve të studiojnë në Kosovë dhe të marrin diplomë të dyfishtë nga Universum International College dhe Arizona State University.

Ndërsa, për ata që dëshirojnë të përjetojnë studimet në SHBA, mundësia për të studiuar në kampus në Arizona State University ofron një përvojë të pasur akademike dhe kulturore.

Diploma e dyfishtë nga UNI dhe Arizona State University ofron një rrugë të sigurt për të hyrë në këtë fushë dhe për të fituar eksperiencë ndërkombëtare.

Universum International College në bashkëpunim me Arizona State University, është i përkushtuar të ofrojë mundësi të shkëlqyera për studentët e ardhshëm dhe të ndihmojë në ndërtimin e karrierave të suksesshme në një sektor të shpejtë në zhvillim.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062,UNI- Universum International College ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.