Showtime

“Unë po të pres”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, i bën urimin special për ditëlindje

03/29/2023 15:25
nga:G C

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u organizua dasma dhe çifti shkëmbeu edhe puthjen.

Por nga ana e Bledit kjo nuk ishte vetëm në kuadër të lojës, por edhe më tej. Ai ka shprehur gjithmonë se mes tij dhe Nitës mund të ketë një marrëdhënie serioze dhe këtë e bëri edhe në urimin e ditëlindjes.

“Pasi uruan të gjithë dje, sot është rradha ime: Gëzuar ditëlindjen @nitalatifii Unë po të pres!”, shkruan Bledi Mane.