Sporti

“Unë kam fituar pesë herë Championsin, ju asnjëherë”, rivaliteti i Ronaldos me Atletico Madridin vazhdon nesër!

02/22/2022 16:33
nga:Lorik J

Rivaliteti i Cristiano Ronaldos me Atletico Madrid vazhdon në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve mes Colchoneros dhe Manchester United dhe tifozët spanjollë do të kujtojnë gjestet provokuese të CR7 herën e fundit kur e takuan atë me Juventusin.

Atletico Madrid pret Manchester Unitedin e Ronaldos nesër në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e fundit e Ronaldos në Wanda Metropolitano përfundoi me një humbje 2-0 për gjigantët e La Ligës në vitin 2019, por një hat-trick nga ylli portugez në ndeshjen kthyese në Torino e ndihmoi Juventusin të kualifikohej në çerekfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo doli në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të golave ​​të tij, por edhe për shkak të disa gjesteve të diskutueshme drejtuar tifozëve të Atletico Madridit gjatë dy ndeshjeve të tij të fundit kundër tyre.

Ja pamjet: