Sporti

“Unë jam mirë te Milani”, Pioli as që e mendon dorëheqjen pas dështimit këtë sezon!

04/23/2024 08:37
nga:Lorik J

Inter fitoi derbin ndaj Milanit me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampione e Italisë. Pas sfidës, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli theksoi se nuk është i zhgënjye nga skuadra e tij ndërsa shtoi se ai ndjehet mirë te Milan.

“Humbje e rëndë për gjithçka që ka brenda. Jam munduar t’i gëzoj lojtarët e mi, sepse duhet ta mbyllim mirë kampionatin dhe të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme. Fatkeqësisht, as këtë herë nuk arritëm ta barazojmë derbin”.

I zhgënjyer nga sulmi?

“Të zhgënjyer nga pikëpamja taktike jo. Interi në pjesën e parë na lëndoi me goditje nga këndi dhe në kundërsulme. Ne donim të mbroheshim më poshtë për të mos pranuar atë që ndodhi në pjesën e dytë, me golin e dytë të pësuar na u komplikua jeta, por skuadra luftoi dhe nuk pati fat për të gjetur golin e barazimit”.

Analiza e sezonit?

“Interi humbi vetëm një ndeshje, thuajse gabimisht. Ka 3/4 vjet që ka skuadrën më të fortë në kampionat. Kjo do të thotë se ata janë më të fortë se të gjithë dhe se ne duhet të bëjmë më mirë”.

Cikli përfundoi?

“Nuk e di. 12 muaj më parë dukej se Inzaghi duhej të shkarkohej, më pas bëri atë që bëri. Jam mirë këtu, do të duhet ta përfundojmë mirë kampionatin dhe të flasim për të në fund të fundit”./ss