Danimarka dje ka siguruar gjysmëfinalen e kampionatit evropian, Euro2020.
Danezët fituan ndaj Republikës së Çekisë me rezultatin 2-1 për të siguruar një vend në fazën gjysmëfinale të kampionatit evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand tha se ai ndjeu që skuadra e tij do të ketë Eriksenin në mendjen e tyre – ndërsa ata vazhdojnë garën e tyre në Euro 2020.
“Patjetër që e ndiej mungesën e tij,” tha Hjulmand pas ndeshjes.
“Unë jam akoma duke menduar për Eriksenin çdo ditë. Ai duhet të kishte qenë këtu. Ne jemi të lumtur që ai shpëtoi. Ne e mbajmë atë në mendje deri në këtë ndeshje dhe deri në Wembley. Unë mendoj për të gjithë kohën.”
“Ishte thjesht e pabesueshme të shihje këtë ekip se si reagoi, sa dhembshuri dhe dashuri i dhanë njëri-tjetrit dhe popullit danez. Ne jemi thjesht të lumtur dhe krenarë që mbase mund t’i kujtojmë vetes pse e duam futbollin dhe çfarë mund të bëjë futbolli në botë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


