Lajme

“Unë do ta nënshkruaj”, Gjini mbështet nismën e IKD-së për ndalimin e keqpërdorimit të parasë publike

07/23/2026 12:54
nga:Genita C

Ardian Gjini, ka deklaruar se e mbështet nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për rregullimin ligjor të përdorimit të parasë publike dhe respektimit të vendimeve kushtetuese, raporton GazetaBlic.

Gjini ka thënë se ndarja e mjeteve publike pak para zgjedhjeve nuk duhet të konsiderohet politikë sociale, por sipas tij, mund të shndërrohet në manipulim elektoral.

Ai ka kërkuar që keqpërdorimi i parasë publike për qëllime elektorale dhe shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të kenë përgjegjësi ligjore.

“Unë do ta nënshkruaj”, ka deklaruar ai.