Spanja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pasi mposhti Zvicrën.
Kombëtarja e Spanjës ka arritur në gjysmëfinale pasi eliminoi Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive.
Pas 120 minutash nuk pati fitues, e në penallti spanjollët u treguan më të suksesshëm duke arritur kualifikimin.
Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është portieri Unai Simon.
Simon ishte fantastik në këtë ndeshje dhe arriti ti pres dy penallti duke ndihmuar shumë Spanjën.



