Sporti

Unai Emery: Nuk i kishim stërvitur fare penalltitë

05/27/2021 08:02
nga:Lorik J

Unai Emery ishte një trajner shumë i lumtur pasi fitoi Ligën e Evropës.

Skuadra e Villarrealit fitoi Ligën e Evropës pasi mposhti Manchester United në penallti me rezultatin 11-10, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll zbuloi disa prapaskena.

“Unë ndoqa diçka që mësova nga një lojtar i Almeria i cili shënoi në të gjitha seancat stërvitore, por që dështoi në një lojë. Penalltitë janë për momente vendimtare. Këtë vit nuk i kishim stërvitur fare, por shënuan të gjithë, përfshirë edhe portierin. Ishte diçka e pabesueshme dhe e mrekullueshme”, tha Emery.

“Unë punoj mbi të gjitha. Pastaj, lojtarët kishin një mentalitet shumë të mirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Ne dinim si të garonim dhe të vuanim dhe përfunduam më mirë se ata, me aq sa mendova ne ishim në gjendje të zgjidhnim ndeshjen përpara gjuajtjes së penalltive”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport