Sporti

Unai Emery: Duhet të kishim marrë një penallti

11/10/2024 11:38
nga:E K

Unai Emery ka pretenduar se Aston Villa nuk iu dha një penallti e dukshme në humbjen 2-0 të skuadrës së tij nga Liverpool.

Trajneri spanjoll këmbëngul se mbrojtësi Connor Bradley tërhoqi fanellën e mbrojtësit Pau Torres në pjesën e dytë. Situata u rishikua nga VAR, por nuk u akordua një goditje dënimi prej 11 metrash, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ishte e qartë për mua se ishte një penallti sepse ata po tërhiqnin fanellën e Pau Torres”, tha Emery.

“E di që në Evropë është një penallti, por këtu në Angli nuk do të përdorin VAR. Në atë situatë ishte e qartë, por unë gjithmonë e respektoj vendimin e VAR dhe e pranoj atë. Por për mua me VAR është një penallti e pastër dhe kjo ishte një shumë e rëndësishme, moment kyç në ndeshje, sepse nëse do të kishim marrë penallti, ndoshta ndeshja do të ishte ndryshe, unë e pranoj rezultatin dhe vendimin e gjyqtarit edhe pse nuk jam dakord”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/