Sporti

Umtiti transferohet në Serie A?

06/26/2022 19:10
nga:Lorik J

Samuel Umtiti është përsëri në merkato.

Qendërmbrojtësi nuk është më pjesë e planeve të Xavi Hernández dhe largimi i tij është një prioritet për ekipin e Barçës për të ulur faturat e pagave, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga destinacionet e mundshme për qendërmbrojtësin francez do të ishte Fiorentina.

Sipas L’Equipe, klubi italian do të transferonte Umtitin nëse e largon Nikola Milenkovic.

Barça është e gatshme ta largojë lojtarin në këtë merkato, andaj transferimi i tij nuk është i vështirë.

/GazetaBlic Sport