Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi.
Ish futbollisti i njohur i cili ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si, Fenerbahce dhe Bayern Leverkusen, Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe ka plagosur 4 të tjerë me armë zjarri, shkruan GazetaBlic Sport.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.
Një person ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje kurse 4 të tjerët janë në tretman mjekësor dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas një diskutimi nëse duhet dhënë apo jo përparësi, mosmarrëveshja u përshkallëzua dhe rasti u kthye në tragjedi.
Üztürk thuhet se ka nxjerrë një revole dhe ka hapur zjarr.
Lajm i fundit nga mediat turke thotë se Uztürk zgjodhi arratinë dhe ai është zhdukur që atëherë. Një njoftim zyrtar i kërkimit është lëshuar gjithashtu ndërkohë.
/GazetaBlic Sport/


