Lajme

Ulutashi i shkon në vizitë Pecit

01/22/2026 21:05
nga:Genita C

Gjatë ditës së sotme, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash u takua me kryetarin e Mitrovicës, Faton Pecin.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, në këtë takim diskutimet u fokusuan në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat.

“Gjenerali Ulutash nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.