Lajme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

01/28/2026 17:24
nga:Sh R

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në “Film City” në Prishtinë zëvendëskomandantin e Komandës së Përbashkët Aleate (AJFC) të Napolit, gjeneral-lejtënant Peter Scott.

Gjatë takimit, siç njofton KFOR-i, Ulutash e ka informuar Scottin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe ka riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për “ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, duke vepruar “në mënyrë të paanshme dhe transparente”.