Lajme

Ulutash flet për dialogun me zyrtarin e lartë të NATO-s

08/19/2024 17:58
nga:G C

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aty u biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë tendencat më të fundit të sigurisë, aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.