Lajme

“Ulu aty”, deputeti Armend Muja sillet vrazhdë me asistenten

04/21/2021 18:44
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili njëherit është edhe drejtues i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka drejtuar sot një prej mbledhjeve të këtij Komisioni, ku në një rast është parë duke u sjellë vrazhdtë me një prej asistenteve që gjendej brenda mbledhjes.

Ka qenë duke folur shefi i deputetëve të PDK’së, Bedri Hamza, kur asistentja i është ofruar Mujës për t’i thënë diçka, derisa ky i fundit e ka injoruar plotësisht duke ia bërë me dorë që të kthehej në vendin e saj.

“Ulu aty”, dëgjohet teksa i thotë Muja.

Një diskutim mes Mujës dhe asistentes është parë edhe pas mbylljes së mbledhjes së Komisionit. Muja shihet duke i thënë diçka teksa e shoqëron edhe me lëvizje duarsh.