Kombëtarja e Rumanisë nesër ballafaqohet me Kosovën në “Arenën Kombëtare” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Vitin e kaluar, tifozët e Rumanisë në ndeshjen ndaj Kosovës shfaqën banerë kundër Kosovës, duke kënduar poashtu këngë “Kosova është Serbi”, përcjell GazetaBlic Sport.
E siç duket tifozët problematikë të Rumanisë nuk kanë mbledhur mend dhe duan të vazhdojnë njësoj edhe nesër.
Gazeta Sporturilor ka mësuar se ultrasët ultra-nacionalistë të Rumanisë nuk kanë pritur mirë fushatën sensibilizuese të Federatës së Rumanisë që i paraprin duelit të së premtes në mbrëmje, për më tepër synojnë të vazhdojnë konfliktin e hapur të nisur në shtator 2023!
Mediumi tjetër rumun, GSP ka folur me një prej tifozëve të ngushtë të grupit, Uniti Sub Tricolor. Grupi planifikon të ruajë parimet e tyre, totalisht joreal.
“Për ne, Kosova është vetëm krahinë, jo shtet, kështu që as këtë herë nuk do të censurojmë veten sepse shpirti ynë ultras do të thotë para së gjithash liri e shprehjes. Serbët janë vëllezërit tanë, ne kemi një lidhje të sinqertë. Ne ecim përpara, nuk na intereson asgjë tjetër! UEFA është e politizuar, Federata jonë është njësoj, nuk kanë ditur të veprojnë pasi u fishkëllua himni ynë në Prishtinë”, ka bërë të ditur, nën mbrojtjen e anonimitetit, një nga ultrasit rumun për mediumin GSP.
“Ata u përpoqën të bisedojnë me ne përmes dikujt, por ne nuk negociojmë parimet dhe besimin tonë, le të viktimizohen kosovarët sa të duan!”
/GazetaBlic Sport