Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u ka dhënë një ultimatum të qartë dy kapitenëve, Ronaldo Araujo dhe Frenkie de Jong.
Siç zbulon mediumi Relevo, drejtuesit e Barcelonës nuk duan t’i lënë dy lojtarët kryesorë të largohen me çmime të ulëta, ose falas.
Araujo dhe De Jong janë anëtarë të rëndësishëm të ekipit, por për shkak të dëmtimeve, ata praktikisht kaluan pjesën më të madhe të vitit 2024 jashtë fushës.
Si uruguaiani ashtu edhe holandezi kanë kontrata deri në qershor të vitit 2026, ata janë jashtëzakonisht të vlefshëm në treg dhe Barcelona nuk mund ta lejojë veten të jetë në një pozicion të keq negociues, siç do të ishte nëse nuk rinovon kontratat së shpejti.
Relevo pretendon se Laporta dëshiron t’i mbajë të dy, por vetëm me kusht që të nënshkruajnë në kohë dhe të pranojnë kushtet e klubit. Thuhet se ka shumë më shumë optimizëm rreth nënshkrimit të Araujo, i cili kurrë nuk e ka fshehur angazhimin e tij ndaj Barcelonës, ashtu siç bëri kur nënshkroi një kontratë të re në 2022, pavarësisht se kishte oferta dukshëm më fitimprurëse nga Premier League në tavolinë.
Sa i përket De Jong-ut, ai u rikthye në fushë gjatë tetorit, por është larg formës. Holandezi nuk mund të gjejë asnjëherë ritmin e duhur dhe për shkak të numrit të madh të gabimeve sulmohet shpesh nga tifozët.
Ai prej disa muajsh nuk i është përgjigjur ofertës së klubit për të nënshkruar kontratë të re, është më i paguari në skuadër dhe spekulohet se është gati të qëndrojë deri në skadimin e saj. Nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re në verë dhe refuzon shitjen, disa shkruajnë se Laporta do ta urdhërojë të largohet nga skuadra.
/GazetaBlic Sport


