Vendimin e Ministrisë së Financave për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, SBASHK pritet ta dërgojë në gjykatë
Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” anëtarja e “Këshillit Grevist” të SBASHK, Luljeta Boshnjaku.
Boshnjaku tha se do të presin deri nesër me datën 5, nëse pagat nuk ekzekutohen, do të ngrenë padi.
“Patjetër që do të ngrejmë padi. Po presom deri nesër, pra deri me datën 5 nëse ndryshon diçka dhe sigurisht që do të ndërmarrim hapat ligjorë. Jemi në përgatitje e sipër për me vepru pas ditës së nesërme” deklaroi Boshnjaku për “Gazeta Blic”
E pyetur nëse ekziston opsioni që të hyjnë sërish në grevë, Boshnjaku u përgjigj kështu.
“Ne nuk e kemi mbyll grevën thjesht e kemi pezullu, për çdo hap të radhës do të komunikojmë me antarsinë” deklaroi ajo.
Dje e konfirmuan nga Qeveria se pagat e mësimdhënësve nuk do të ekzekutohen pasi të njëjtit nuk kanë qenë në punë.
Kjo u bë e ditur për “Gazeta Blic” nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Pas një muaji grevë, mësimdhënësit e pezulluan atë duke nisur mësimin me datën 3 tetor.
Të njëjtit deklaruan se greva nuk është mbyllur por pezulluar deri në muajin janar.
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se kryeministri Kurti me mosekzekutimin e pagave po tenton të rrënojë sindikatën më të fortë në Kosovë.
/Gazeta Blic/
Rrahman Jasharaj: Vetëm mësuesve u janë ndalur pagat, Kurti synon ta rrënojë SBASHK-un
E konfirmon Qeveria: Nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët