Lajme

Ultimatumi i Escobarit për kryeministrin, analisti politik: Kurti s’iu dha përgjigje

1 vitë më parë
nga:G C

Analisti politik, Fidan Ukaj ka folur rreth ultimatumit që emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar i dha kryeministrit, Albin Kurti për të qetësuar situatën në veri të Kosovë.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic tha se, Escobar nuk ka marrë përgjigje nga takimi i fundit me Kurtin dhe sipas tij edhe nga kjo erdhi një deklaratë e tillë.

“Siç duket, z.Escobar nuk ka marrrë përgjigje gjatë takimit me Kurtin ose ndonjë afat kohorë se kur do t’i kthejë një përgjigje rreth tri kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare. Prandaj, e kemi sot këtë deklaratë të Escobarit që po kërkon përgjigje të shpejt rreth kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare nga ana e Kurtit. Kjo për të qetësuar situatën dhe për të vazhduar me zgjedhje të reja në atë pjesë të vendit”, tha Ukaj.

Kujtojmë se, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka takuar edhe gazetarët e medieve në Kosovë, para të cilëve foli për nevojën e domosdoshme të deeskalimit të situates në veri.

Escobar para gazetarëve tha se marrëdhënia e ShBA-ve me Kosovën nuk është marrëdhënie jonë me kryeministrin.

Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.

“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, tha Escobar.

Escobat tutje tha se marrëdhenia me kryeministrin Kurti është sfiduese.

“Liderët që nuk përmbushin marrëveshjet do të ballafaqohen me konsuekuenca”, tha Escobar.

Emisari amerikan deklaroi po ashtu se ata që nuk zbatojnë marrëveshjet e arritura, ia kthejnë shpinën Evropës.

“Kosova dhe Serbia po pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kosova menjëherë të nisë themelimin e Asociacionit, Serbia të mos lobojë kundër Kosovës. Mbështesim thirrjet e BE-se për deskalim. Thërrasim Listen Serbe të merr pjesë në zgjedhje, pa parakushte”, tha tutje Escobar.

Situatën e krijuar në veri Escobar e ka quajtur si dështim i të dy palëve.