Lajme

“Ulpiana, sinonim i zhvatjes”, Peci flet për “uzurpimet” e pronave shtetërore

12/06/2023 22:09
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka uzurpim të pronës shtetërore.

Ai në Debat Plus ka thënë një rast konkret ku një pronë e shtetit, e cila sipas tij, ka qenë pjesë e Institucionit të Bujqësisë dhe Ushqimit (IBK), është përvetësuar nga një individ dhe është zgjeruar në mënyrë të paligjshme.

Peci ka theksuar se ky rast është një “shembull i zhvatjes së institucioneve” dhe se autoritetet lokale dhe drejtësia duhet të japin shpjegime për mënyrën se si prona e shtetit është privatizuar dhe pse është lejuar një veprimtari e kundërligjshme në këtë pronë.

“Në Ulpianë në qendër të Kosovës dhe Prishtinës është zhvatja, sinonim i zhvatjes së institucioneve për shkak se ato institucionet e rendit dhe drejtësisë duhet me dhënë shpjegim qysh prona e shtetit është shitur. Prona e shtetit që ka qenë pjesë e IBK-së, IBK-ja nuk ka qenë ndërmarrje shoqërore, ajo është privatësu dhe është përvetësu nga një individë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Sipas tij, ajo pronë shtetërore është shitur në qendër të Prishtinës dy banesa në një hapësirë 159 metra kaltëror, dhe siç ka shtuar ai është zgjeruar në kundërshtim me krejt legjislacionin në fuqi 740 metra.

“Kjo shoqëri e ka për obligim qysh prona e shtetit është shitur në qendër të Prishtinës dy banesa në një hapësirë 159 metra kaltëror. Aty është futur përmes birës së çelësit për një sipërfaqe 159 metra katrore është zgjeruar në kundërshtim me krejt legjislacionin në fuqi 740 metra në pronën e Ministrisë së Bujqësisë do të thotë aty ushtrohet veprimtari e kundërligjshme, dhe gjitha ata që e kanë lejuar dhe gjithë ata që kanë qenë në ekzekutivin e Komunë së Prishtinës duhet me dhënë përgjegjësi”, ka deklaruar tutje ai.