Sporti

Ulpiana publikon formacionin zyrtar… me 9 lojtarë!

02/13/2022 13:27
nga:L J

Skuadra e Ulpianës sonte takohet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e sotme luhet nga ora 13:30 në Podujevë, shkruan GazetaBlic Sport.

Teksa skuadra e Ulpianës po bëhet gati për lojë… ata lëshuan një gafë në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e Ulpianës në Facebook postoi formacionin zyrtar të ekipit, por i harroi dy lojtarë – duke i futur në dizajn vetëm 9 futbollistë.

Normalisht, të gjithë e dimë se ndeshjet e futbollit luhen me 11 lojtarë në fushë, e jo me nëntë.

Ky gabim u kuptua shpejtë dhe postimi u largua nga faqja zyrtare e klubit.

/GazetaBlic Sport

Foto: Fansat e Futbollit Kosovar