Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me ndeshjet e xhiros së 14-të.
Gjatë ditës së sotme do të luhen tri ndeshje, me vëmendjen kryesore që do të jetë në ndeshjen, Drita – Drenica.
Gjilani poashtu do të kërkojë tre pikë ndaj Ulpianës, skuadër kjo që e kishte mposhtur në ndeshjen e parë në Gjilan. Megjithatë, skuadra e Ismet Munishit është këndellur që nga ndeshja ndaj Dritës në derbi, duke arritur disa rezultate shumë pozitive radhazi.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.
Ulpiana: Ajeti, Shkalla, Musliu, Makolli, Rrapuca, Shala, Mustafa, Rrezi, Qerimi, Selimi, Santos.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Gomes, Krasniqi.
/GazetaBlic Sport/


