Lajme

Ulje e ngritje për ministrat e Kurtit, ja kush humbi e kush shtoi vota në zgjedhjet e 9 shkurtit

02/19/2025 11:28
nga:G B

Janë publikuar votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa nuk janë numëruar të gjitha votat e as ato me kusht e të diasporës, raporton Gazeta Blic.

E, Gazeta Blic ka bërë një krahasim të votave të vitit 2021 dhe këto të 2025, për ministrat e Qeverisë Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shënuar ngritje, nga 41 mijë vota në vitin 2021, në 80 mijë këtë vit.

Ngritje ka shënuar edhe ministri i bujqësisë, Faton Peci, ka marrë 84 mijë vota, ndërsa që në vitin 2021 25 mijë vota.

Po ashtu, ngritje të votave ka pasur edhe ministri Xhelal Sveçla, i cili nga 10 mijë vota, tani ka marrë 72 mijë sosh.

Kurse, ministri Hajrulla Çeku 17 mijë vota i ka pasur, tani ka ngritje në 21 mijë vota.

Rënie ka pësuar ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila nga 21 mijë sa kishte marrë, ka rënë në 13 mijë.

Po ashtu rënie ka pasur edhe për ministren Donika Gërvalla, e cila tani ka marrë 68 mijë, ndërsa në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 71 mijë vota.

Ndërsa, një rënie drastike të votave ka pësuar Arben Vitia, i cili ka marrë 40 mijë vota, nga 107 mijë vota në zgjedhjet e 2021-ës.

Rozeta Hajdari në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 11 mijë vota, ndërsa në ato të 9 shkurtit 2025 nuk është as në mesin e 50 më të votuarve.

Ndërsa, ministrja Artane Rizvanolli në këto zgjedhje ka marrë 19 mijë vota.

Albulena Haxhiu në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 76 mijë vota.

Ministri Ejup Maqedonci tani ka marrë 38 mijë votave, ndërsa që në zgjedhjet e kaluara nuk kishte qenë kandidat./Gazeta Blic/