Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se klubi i tij, Liverpool dhe Real Madrid janë duke “punuar” në një marrëveshje për të emëruar Xabi Alonso si trajnerin e ardhshëm.
Në fillim të këtij muaji, gazeta gjermane Sky raportoi se bavarezët kishin hapur bisedime me trajnerin e Bayer Leverkusen, Alonso. Siç dihet, Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern në fund të sezonit.
Liverpool po kërkon gjithashtu një trajner të ri pas vendimit tronditës të Jurgen Klopp për t’i dhënë fund qëndrimit te gjiganti anglez.
“Ai (Alonso) ka dëshmuar se mund të jetë trajner në një nivel të lartë”, tha Hoeness për gazetën gjermane Ran Sport.
“Klube si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern po punojnë për këtë çështje”, shtoi presidenti i nderit i Bayernit.
/GazetaBlic Sport