Sporti

Ulet dënimi për Paul Pogban, shumë shpejt do të nis stërvitjet me Juventusin

10/04/2024 19:07
nga:E K

Paul Pogba ditën e sotme ka marr një lajm të mirë.

Futbollisti francez të cilit i ishte ndaluar të luante futboll për katër vite për shkak të dopingut, pas rishqyrtimit nga CAS, është vendosur mas e re prej 18 muajve.

Ai do të jetë në gjendje të stërvitet me Juventusin nga muaji janar i vitit të ardhshëm dhe dy muaj më vonë do të mund të luaj një ndeshje zyrtare.

Pogba ishte dënuar gjatë muajit shkurt të ketij viti, pasi kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes mes Udineses dhe Juventusit.