Lajme

“Ulen gjakrat”, Krivokapiq e Abazoviq përshëndeten mes vete

01/25/2022 11:58
nga:Gazeta Blic

Dy rivalët më të ashpër politikë për momentin në Malin e Zi, kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendësi i tij, Dritan Abazoviq, janë takuar dhe përshëndetur sot mes vete, për herë të parë që kur ky i fundit ka dorëzuar mocion mosbesimi për qeverinë.

Të dy u përballën në një takim për lirinë e medieve, raporton Vijesti.me.

Kundër Abazoviqit që bashkë me partitë e vogla, dhe mbështetjen e partisë më të madhe opozitare po synon të formoj qeverinë e pakicës, ka disa ditë që po mbahen protesta nga partia pushtetare pro-serbe e Krivokapiqit.

Ndërkohë, ky i fundit ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për shkarkimin e vartësit shqiptar nga të gjitha pozitat qeveritare.

Mali i Zi shënon temperaturën më të ulët në histori të vendit: Deri në minus 32 gradë celsius