Lajme

Ukshini: Shkuarja në dy palë zgjedhje e komplikon situatën për qytetarët

07/15/2025 11:20
nga:Y I

Shkuarja në dy palë zgjedhje, edhe lokale edhe ato qendrore, do ta komplikonte punën për qytetarët.

Kështu deklaroi në Specialen e Klan Kosovës, ish-ambasadori Sylë Ukshini.

“Elektorati jonë që nganjëherë është i gatshëm në rrjete sociale me shajtë, mendoj që do ta ketë pak problem me votu njëkohësisht për asamblistë, për kryetar komune, për deputet. Domethënë bëhet një proces goxha i komplikuar në dy palë zgjedhje”, deklaroi ai.

Me fillim nga ora 11:00, është paraparë të niste seanca e 47-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.