Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se kryeministri Edi Rama e ka një hatërmbetje me homologun e vet, Albin Kurti, prej momentit që ky mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.
“Nëse lexohen me kujdes këto raporte, padyshim se ka edhe protagonizëm, edhe hatërmbetje… Mendoj që Rama ka një hatërmbetje të madhe, për shkak të pjesëmarrjes së Kurtit në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe kështu ai po mundohet në njëfarë forme t’ia kthejë me inat”, ka thënë Ukshini në Info Magazinë.
Sipas tij, ka mjaft hapësira komunikuese të cilat mund t’i shfrytëzojnë liderët për ndreqje raportesh, pasi, siç thotë ai, nëse nuk i bëjnë publike atëherë kjo e godet pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe e forcon atë të Serbisë.
“Kur i thua publikisht ti në njëfarë mënyre godet edhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe automatikisht me apo pa qëllim ti e forcon pozicionin e Serbisë dhe kjo pastaj shkakton tensione në këto raporte”, ka thënë ai.


