Ukraina u mund 1-0 nga Uellsi në play-off për të shkuar në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe goli i vetëm në këtë ndeshje ishte autogol i Andriy Yarmolenko pas një krosimi të Gareth Bale. Ukrainasit patën shumë kundërshtime për gjyqtarin pas ndeshjes.
Mediat ukrainase, përveç Yarmolenkos, fajësojnë arbitrin spanjoll Lahoz që nuk gjykoi një penallti për Ukrainën në fund të pjesës së parë. Yarmolenko luftoi për topin me Joe Allen dhe u rrëzua në zonën e rreptësisë pasi uellsiani e goditi në këmbë, por Lahoz nuk u përgjigj.
Ai ka pritur vendimin e dhomës së VAR-it dhe në fund nuk ka akorduar penallti për mysafirët. Yarmolenko vetëm qeshi me vendimin e këtij gjyqtari, i vetëdijshëm se spanjolli e kishte gabim. Gazetarët dhe ekspertët në Ukrainë besojnë se janë të dëmtuar, madje kanë bërë disa akuza të rënda, si për shembull se FIFA nuk i do në Botëror.
“FIFA thjesht nuk e donte Ukrainën në Kupën e Botës. Miku im ishte arbitri i play-off-it. Por ai është një bastard. Ka gjëra që nuk mund t’i maskoj. Dhe nuk do të përmbahem këtu,” tha Oleksandr Szamicz, ish-arbitër ndërkombëtar dhe president aktual i Komiteti të Gjyqtarëve të Ukrainës, dhe shtoi:
“E urrej gjykimin e asaj ndeshje! FIFA është një absurditet total! Buzëqeshja e arbitrit pas kësaj situate është një tallje e lojtarëve, tifozëve, fëmijëve dhe ushtarakëve tanë.”
/GazetaBlic Sport


