Lajme

Ukrainasit rrëzojnë një aeroplan Sukhoi, vritet një tjetër gjeneral i forcave ruse

05/24/2022 20:20
nga:Astrit Gashi

Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Ruse, Kanamat Botashev, vdiq pasi aeroplani i tij u qëllua dhe u rrëzua në hapësirën ajrore të Ukrainës, ka raportuar shërbimi i BBC-së në gjuhën ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se aeroplani sulmues rus Sukhoi u rrëzua mbi rajonin e Luganskut dhe se piloti nuk arriti të katapultohej nga aeroplani.