Lajme

Ukrainasit organizojnë pritë për komandot ruse, vrasin gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë

08/05/2022 17:21
nga:Astrit Gashi

Forcat ukrainase kanë organizuar një pritë, gjatë së cilës kanë vrarë së paku gjashtë komando ruse dhe janë plagosur pesë ushtarë tjerë.

Në pamjet e pritës, filmuara nga ajri, mund të shihen dy vetura që transportonin oficerë të rangut të lartë që ishin nisur për një takim – kur befasisht goditen nga predhat anti-tank.

Videoja është realizuar në vijën e frontit në Donbas në afërsi të Avdiivka, ku shihet vetura e parë sesi hidhet në erë dhe e dyta rrokulliset nga detonimi dhe dëshira për të shmangur goditjen me predhë.

Videoja është postuar sot nga Asntaonly Shtefan, që është kolonel në forcat e armatosura të Ukrainës.

Shtefan thotë se sulmi është kryer në një lokacion të panjohur nga brigada e 56-të e ushtrisë ukrainase.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, brigada e 56-të e motorizuar është duke vepruar në periferi të Avdiivka, dhe është stacionuar prej kohës disa milje larg vendit që kontrollohet nga rusët – pra Donetsku.

“Gjashtë komando ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë”, ka shkruar Shtefan.