Lajme

Ukrainasit kthehen në qytetet e shkatërruara pas tërheqjes së trupave rus

09/18/2022 22:12
nga:Genita C

Ukrainast kanë filluar të kthehen në qyetetet e tyre, tanimë të shkatërruara, pas tërheqjes së trupave ruse.

Një pej tyre është Nataliia Yelistratova, e cila me bashkëshortin e saj udhëtoi me tren për në Balakliia, qytet në lindje të Ukrainës.

“Moti është i mrekullueshëm sepse po shkojmë në shtëpi. Gjendja ime është e mrekullueshme, jemi shumë të lumtur tani”, u shpreh ajo duke buzëqeshur, shkruan Reuters.

Yelistratova udhëtoi për rreth 80 kilometra nga Kharkivi me bashkëshortin dhe vajzën e saj në një nga trenat specialë të vendosur për banorët e qytetit që dëshironin të ktheheshin.

Disa ditë më parë, forcat ukrainase shprehen se kanë arritur të marrin kontrollet e më shumë zonave të cilat kishin rënë në duart e ushtarëve rusë.