Një burrë ukrainas ka gërmuar disa muaj nën rrënojat e një ndërtese për të gjetur shoqen e tij të ngushtë, të cilën e njihte prej fëmijërisë.
Pavlo Holub jeton në Izjum.
Ky qytet ka qenë për gjashtë muaj nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe më pas është kthyer në duart e ukrainasve.
Përgjatë periudhës së pushtimit, Holub ka thënë se zyrtarët e emëruar nga Moska e kanë urdhëruar t’i varrosë 17 ushtarë ukrainas në një varrezë masive.


