Rusia ka nisur sot një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Është raportuar për sulme në pozicionet ushtarake ukrainase në të gjithë vendin. Në këtë artikull, ndiqni të përditësuara zhvillimet e fundit rreth krizës.
Ukraina ua ka ndaluar meshkujve nga mosha 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.
Vendimi erdhi pasi u shpall gjendja e luftës, ku sipas ligjit përkohësisht i ndalohet kësaj grupmoshe të largohen nga vendi.
Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi ka lajmëruar se ky vendim do të jetë në fuqi për aq sa të jetë aktiv ligji i gjendjes së luftës.


