Lajme

Ukraina tregon përse po tërhiqen forcat ruse nga veriu i Ukrainës

03/27/2022 17:32
nga:Donika Fetahu

Njësite ushtarake ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për tu rimbushur me personale dhe armë ushtarake, ka thënë ushtria ukrainase.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se ushtarët rusë kanë nevojë për rotacion. Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione, shkruan BBC.

Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi, që cilësohet si vend aleat i Kremlinit.