Lajme

Ukraina thotë se rrëzoi një aeroplan të madh rus

02/26/2022 01:05
nga:Gazeta Blic

Ukraina ka rrëzuar një aeroplan rus “Ilyushin Il-76” me parashutistë në bord, sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Një deklaratë e postuar në Facebook thuhet se forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kishin rrëzuar avionin pranë Vasylkiv, afër Kievit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo po cilësohet si hakmarrje pasi një aeroplan me parashutistë ukrainas u rrëzua në aeroportin e Luhansk në vitin 2014.